Këto kategori janë të liruara nga pagesa në autobusët e Trafikut Urban

Ndërmarrja e Trafikut Urban në Prishtinë ka njoftuar se cilat kategori nuk kanë nevojë të paguajnë për të udhëtuar me autobusë.

Në këto kategori bëjnë pjesë:

Fëmijët deri në moshën 7 vjeçare

Personat me aftësi të kufizuara

Veteranët me status “Veteran Luftëtarë i UÇK-së”

Familjarët e dëshmorëve dhe të të zhdukurve të luftës te UÇK-së

Pensionistët e Komunës së Prishtinës dhe

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës FSK-së.

Të gjithë personat që bëjnë pjesë në ndonjërën nga këto kategori duhet të tregojnë dokumentin e lëshuar nga institucioni përkatës.

Kategoritë
LajmeVendi