Këtyre moshave u takojnë dy viktimat e sotme të Covid-19 në Kosovë

Dy viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri kanë treguar se viktima janë një burrë dhe një grua të moshës mbi 80 vjeç.

Të dy janë nga Komuna e Prizrenit.

MSh po ashtu ka treguar se 247 raste të reja me COVID janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend.

Gjatë kësaj kohe nga koronavirusi janë shëruar 2 mijë e 96 persona.

Kategoritë
LajmeVendi