KFOR-i e konfirmon se droni që ra në Mitrovicë është i tyre

Misioni i KFOR-it ka konfirmuar për “Zërin” se droni që ka rënë sot në Mitrovicë, është i tyre.

Në një përgjijge, KFOR-i thotë se droni ra në oborrin e një shtëpie si pasojë e mosfunsionimit, ndërsa askush nuk është lënduar.

“Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO-ja konfirmon se një nga dronët e tij u ul në një oborr privat në zonën e Mitrovicës, si pasojë e mosfunksionimit. Droni nuk ka shkaktuar lëndime në njerëz apo dëme materiale dhe është nxjerrë nga Forca Policore e Kosovës menjëherë pas uljes së tij”, thuhet në përgjigjen që kanë dhënë për “Zërin”.

Ky dron po kryente një mision rutinë të monitorimit, ndërsa KFOR-i tha se kanë filluar hetimet për të përcaktuar shkakun e këtij incidenti.

“Droni po kryente një mision rutinë monitorimi në mbështetje të aktiviteteve të KFOR-it, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, duke mandatuar KFOR-in të sigurojë një mjedis të sigurt dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”.

KFOR-i më tej ka falënderuar banorët lokal për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, “dhe për kontaktimin e menjëhershëm të autoriteteve kosovare, duke bërë të mundur marrjen e menjëhershme të dronit dhe zbutjen e çdo shqetësimi të shkaktuar nga incidenti. KFOR-i tashmë ka filluar një hetim për të përcaktuar shkakun”, thuhet në përgjigje

 

 

Kategoritë
LajmeVendi