KFOR stërvitet në “kodrën e FSK-së”

Paqeruajtësit amerikanë dhe letonezë të NATO-s kanë kryer një stërvitje në kodrën e Cërnushës e cila në majin e këtij viti iu dha në shfrytëzim Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas një njoftimi në faqen e KFOR-it, ushtarët e Batalionit të Manovrave nga Brigada e Lindjes, hapën istikame dhe përdorën armatim të ndryshëm sulmues në këtë zonë mbi fshati Kçiq të Mitrovicës, shkruan klankosova.

Muaj më parë me kërkesë të Ministrisë së Mbrojtjes, komuna e Mitrovicës ndau hapësirën prej 191 hektarë e cila do të shërbejë për nevojat tjera të FSK-së.

Kategoritë
LajmeVendi