Khabib tregon 2 lojtarët që e merituan “Topin e Artë” më shumë se sa Messi

Ylli i MMA, Khabib Nurmagomedov, është bërë personaliteti i fundit që thotë se Lionel Messi nuk e meritonte të fitonte çmimin “Topi i Artë” për vitin 2021.

“Unë do t’ia jepja Lewandoëskit ose Benzema. Njëri prej tyre. Lewandowski,  mendoj. Tre vitet e fundit, ai është futbollisti më i mirë”.

“Ne mund t’i shohim rezultatet e tij. Çfarë bën ai. Ai ka fituar Ligën e Kampionëve. Ai ka shënuar më shumë se 120 gola dy vitet e fundit. Për kombëtaren dhe klubin, është një rezultat i mrekullueshëm”, deklaroi luftëtari i MMA.

Kategoritë
Sport