Kiev futet shtetrrethim, Klitschko ka një paralajmërim për qytetarët

Kievi do të futet në shtetrrethim nga ora 17:00. Urdhri për të qëndruar në shtëpi do të zgjasë deri në orën 8 të mëngjesit të së dielës, bëri të ditur kryebashkiaku i qytetit Vitali Klitschko.

“Paralajmërim! Nga dita e sotme, 26 shkurt 2022, shtetrrethimi do të zgjasë nga ora 17:00 deri në orën 8:00 për mbrojtjen më efektive të kryeqytetit dhe sigurinë e banorëve të tij. Ky shtetrrethim do të zgjasë deri në mëngjesin e 28 shkurtit”, thuhet në postimin e tij në ‘Twitter’.

“Të gjithë civilët që dalin në rrugë gjatë kohës së shtetrrethimit do të konsiderohen anëtarë të grupeve të sabotimit dhe zbulimit të armikut. Ju lutemi trajtojeni situatën me mirëkuptim dhe mos dilni jashtë”, ka thënë më tej ai.

Kategoritë
BotaLajme