Në kryeqytetin e Ukrainës, stacionet e metrosë janë bërë strehimore të improvizuara, raporton CNN.
Dëshmitarët thanë se stacionet ishin plot me njerëz që mbanin furnizime me vete dhe shumë ishin të organizuar në grupe.
“Stacionet janë të mbushura me qytetarë, por jo me trena, të cilët ende po qarkullojnë pa probleme”, raportojnë mediat.
Citizens on the Kiev metro during the bombing of Russia. pic.twitter.com/W6IankgHWZ
— YUVAL LESHEM MBA |CEO⁝R&D⁝CO.FOUNDER⁝HR DIRECTOR| (@YuvalLeshem) February 24, 2022
Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një operacion special ushtarak mëngjesin e sotëm, pas të cilit u dëgjuan shpërthime pranë qyteteve të Ukrainës.
Banorët janë të frikësuar, por rusët thonë se synojnë caqe ushtarake.