Kievi: Bisedimet Ukrainë-Rusi do të rinisin të martën

Negociatori ukrainas, Mykhailo Podoliak, tha në një postim në Twitter se bisedimet Rusi-Ukrainë do të vijojnë ditën e nesërme, të matën.

“Negociatat vazhdojnë,” tha Podoliak.

Ai i ka bërë këto komente pas takimit të katërt që është zhvilluar të hënën, 14 mars, me qëllim të dhënies fund të pushtimit rus në Ukrainë.

Të gjitha raundet e negociatave kanë përfunduar pa marrëveshje.

Më herët sot, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i përshkroi ato si “bisedime të vështira”.

Podoliak tha se seanca e katërt po mbahej virtualisht, jo personalisht, me ekipin negociator ukrainas në Kiev, shkruan CNN.

Kategoritë
BotaLajme