Kina dënon ligjin e SHBA-së për ndalesën e importimit nga rajoni Xinjiang

Zëdhënësi i MPJ-së kineze, Zhao Lijian, reagoit ndaj miratimit të ligjit nga administrata e SHBA-së i cili ndalon importimin në SHBA të produkteve të prodhuara në rajonin autonom ujgur Xinjiang

Kina njoftoi se dënon ligjin që ndalon importimin në SHBA të produkteve të prodhuara në rajonin autonom ujgur Xinjiang i cili ka hyrë në fuqi me miratimin e presidentit amerikan Joe Biden për shkak të pretendimeve “se janë prodhime me punë të detyruar”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Zhao Lijian, në një deklaratë reagoi ndaj miratimit të ligjit nga administrata e SHBA-së i cili ndalon importimin në SHBA të produkteve të prodhuara në rajonin autonom ujgur Xinjiang.

Lijian shprehu tha se “ligji, në kundërshtim me faktet dhe të vërtetat, tregon përpjekje për të njollosur me qëllim të keq situatën e të drejtave të njeriut në Xinjiang”.

Duke mbrojtur mendimin e tij se ligji është ndërhyrje e hapur ndaj punëve të brendshme të Kinës se shkel seriozisht ligjin ndërkombëtar dhe rregullat bazë që rregullojnë marrëdhëniet ndërkombëtare, zëdhënësi Lijian tha se “Kina shpreh keqardhje dhe e refuzon këtë”.

Zëdhënësi, pretendimet për punë të detyruar i ka cilësuar si “gënjeshtra të sajuara nga forcat anti-Kinë” dhe më tej ka deklaruar se “të gjitha grupet etnike në Xinjiang janë të lumtur dhe të kënaqur nga jeta e tyre”.

Projektligji i paraqitur nga senatori republikan Marco Rubio dhe i cili parashikon ndalimin e importimit në SHBA të mallrave që Kina ka prodhuar me punën e detyruar të turqve ujgurë në rajonin autonom ujgur Xinjiang dhe të pakicave të tjera fetare, u miratua dje nga presidenti amerikan Joe Biden.

Ligji u miratua unanimisht me 14 dhjetor në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa me 16 dhjetor në Senat.

Kategoritë
BotaLajme