Kina do të vazhdojë ndërtimin e hekurudhës për trenin e shpejtë në Serbi

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi tha se Kina ka marrë përsipër vazhdimin e ndërtimit të hekurudhës për trenin e shpejtë në Serbi drejt kufirit me Hungarinë.

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi tha se vendi i tij ka marrëdhënie të mira me Serbinë dhe se Kina ka marrë përsipër vazhdimin e ndërtimit të hekurudhës për trenin e shpejtë në Serbi drejt kufirit me Hungarinë.

Në kuadër të takimeve në kryeqytetin Beograd, ministri Yi u prit në një takim nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Vuçiç pasi bëri të ditur se kanë një bashkëpunim shumë të mirë me Kinën, tha se “Marrëdhëniet tona shumë herë cilësohen si të çelikta. Nuk ka asnjë gabim në këtë”.

Edhe ministri Yi vuri në dukje se kanë marrëdhënie mjaft të mira me Serbinë dhe se Kina ka marrë përsipër vazhdimin e ndërtimit të hekurudhës për trenin e shpejtë në Serbi në drejtim të kufirit me Hungarinë.

“Autoritetet serbe kanë dhënë leje për ndërtimin e hekurudhës prej 108 kilometrash e cila është vazhdimi i destinacionit Beograd-Novi Sad dhe e cila shtrihet deri në kufirin e Serbisë me Hungarinë”, tha Yi duke shtuar se presidenti i Kinës, Xi Jinping respekton “miqësitë e thella”.

Më pas delegacioni kinez nën udhëheqjen e Yi u takua me ministrat e Serbisë.

Kategoritë
LajmeRajoni