Kina paralajmëron se “strategjia e SHBA-së në Paqësor do të shkaktojë tragjedi të ngjashme me Ukrainën”

Ministri Wang mbrojti idenë e tij se SHBA-ja duke paraqitur strategjinë e saj Indo-Paqësore po përpiqet të krijojë tension, mosmarrëveshje dhe konfrontime në rajon

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, paralajmëroi se konfrontimet që do krijojë strategjia e SHBA-së për Indo-Paqësorin mund të shkaktojë në rajon tragjedi të ngjashme me Ukrainën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Kinës thuhet se ministri Wang zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij vietnamez, Bui Thanh Son.

Në bisedë, Wang theksoi se vendeve aziatike u rikujton se sa e vlefshme është paqja dhe stabiliteti dhe se konfrontimet në bllok mbartin rreziqe të pafundme.

Ministri Wang mbrojti idenë e tij se SHBA-ja duke paraqitur strategjinë e saj Indo-Paqësore po përpiqet të krijojë tension, mosmarrëveshje dhe konfrontime në rajon.

“Hapa të tillë, krahas paqes dhe zhvillimit të arritur me vështirësi në rajon, do të dëmtojë seriozisht edhe arkitekturën e bashkëpunimit rajonal me qendër ASEAN. Nuk duhet të lejojmë që të rigjallërohet mentaliteti i luftës së ftohtë dhe që përreth nesh të shfaqet tragjedi si ajo e Ukrainës”, ka vlerësuar Wang.

Kategoritë
BotaLajme