Kirby: Trupat amerikane po trajnojnë në Gjermani ushtarët ukrainas

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes, John Kirby njoftoi se ushtarët amerikanë kanë filluar trajnimin e trupave ukrainase në Gjermani për sistemet kritike ushtarake, duke përfshirë trajnimin e radarëve dhe artilerisë.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes, John Kirby njoftoi se ushtarët amerikanë kanë filluar trajnimin e trupave ukrainase në Gjermani për sistemet kritike ushtarake, duke përfshirë trajnimin e radarëve dhe artilerisë.

“Mund të njoftoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar trajnimin mbi sistemet kyçe me Forcat e Armatosura të Ukrainës në objektet ushtarake amerikane në Gjermani”, tha Kirby në një konferencë të përditshme për shtyp.

Kirby deklaroi se trajnimi do të koordinohet nga Komanda e SHBA-së për Evropën dhe Afrikën dhe Gjermaninë dhe do të kryhet nga Garda Kombëtare e Floridës prej 160 personash, e cila ishte tërhequr nga Ukraina pak para luftës.

Zëdhënësi theksoi se ndërsa lufta intensifikohet në Donbas, trajnimi do të jetë mbi “sistemet e reja që do të forcojnë aftësinë e Ukrainës për t’iu kundërvënë ofensivës ruse të nisur në lindje të Ukrainës duke përfshirë sistemet e radarëve dhe artilerisë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë furnizuar së fundmi Ukrainës.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse ata ende e shohin Presidentin rus Vladimir Putin si një aktor racional, Kirby tha: “Unë nuk do të hyj në psikologjinë e Vladimir Putin. Është e vështirë të shikosh se çfarë bëri ai në Ukrainë, çfarë bënë forcat e tij në Ukrainë dhe të mendosh se çdo individ moral mund ta justifikojë këtë. Është e vështirë të shikosh disa foto dhe ta imagjinosh atë duke menduar mirë. Një udhëheqës serioz dhe i pjekur nuk mund ta bëjë këtë. Kështu që unë nuk mund të flas për psikologjinë e tij, por mendoj se të gjithë mund të flasim për shthurjen e tij”.

  • Zelenskiy: Nuk duam të marrim pjesë në një shfaqje teatrale politike, ku luan një aktor i vetëm

Presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelenskiy, deklaroi se ka rreziqe të mëdha në ndalimin e plotë të negociatave me Rusinë.

Në një intervistë me gazetarët polakë, Zelenskiy bëri deklarata për luftën që po vazhdon prej më shumë se 2 muajsh mes Rusisë dhe Ukrainës.

Duke iu referuar negociatave të vendit të tij me Rusinë, Zelenskiy tha: “Ka rreziqe të mëdha për të ndaluar plotësisht çdo bisedë. Bëhet fjalë për pasojat e vendeve ku hyn ushtria ruse”.

Duke thënë se delegacionet e dy vendeve u takuan online në nivele të ndryshme, Zelenskiy tha: “Ne nuk duam të marrim pjesë në një shfaqje teatrale politike në të cilën luan një aktor i vetëm. Pala ruse në fillim konfirmon se do të ketë një shkëmbim të burgosurish, por atëherë kjo nuk realizohet.”

Zelenskiy theksoi se të dy liderët duhet të takohen drejtpërdrejt për të zgjidhur këto probleme.

Duke thënë se një varr i ri masiv është gjetur në rajonin e Kievit, Zelenskiy dha informacionin se deri më tani janë gjetur gjithsej 900 njerëz në varre të ngjashme.

Kategoritë
BotaLajme