Kizolli dorëzon mandatin: Çdo gjë për një fund të ndershëm..

Drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, Beni Kizolli, ka bërë të ditur se ka dorëzuar mandatin e tij

Kizolli përmes një postimi në Facebook ka treguar për punët e arritura gjatë mandatit të tij në këtë drejtori.

Ndërsa për emërimin e drejtorit të ri ende nuk ka ndonjë gjë zyrtare.

Postimi i plotë

 

Drejtorinë e gjeta me shumë probleme, duke i eliminuar shumicën prej tyre tani e kemi lënë qasjen për eliminimin e tyre dhe mos nxitjen e problemeve të reja.
E falënderoj Kryetarin Haskuka për mundësinë dhe Lëvizjen për besimin si dhe koleget për bashkepunimin.
Drejtoria për mua ishte një mundësi për të shërbyer me ndershmëri dhe profesionalizëm.
Disa nga punët e realizuara:
1. Prmbylljen e renovimit të 34 kulmeve të banesave kolektive
2. 44 lyerje të koridoreve të banesave kolektive
3. 10000 m2 gjatësi hapje dhe rehabilitim të rrugëve
4. Përmbylljen e procesit, duke siguruar pëlqimin për Hartën Zonale
5. Hartimin e projektit të rigjenerimit të brigjeve, tani punimet kanë filluar (por në fushate në mënyrë të jashtëligjshme janë ndalur nga Ministria e Kulturës)
6. Hartimin e Konkursit për Mobilitetin Urban
7. Hartimin e draft-rregullores për parkingje
8. Hartimin e draft-rregullores për reklama
9. Hartimin e projektit për Rigjenerimin e hapsirave te hekurudhat
10. Hartimin e projektit për qarkun qendror me shtigjet e biçikletave
11. Hartimin e vend-pritjeve urbano-periferike
12. Kontenjerët nëntokësorë
13. Restaurimin e 4 objekteve të trashëgimisë kulturore: Shtepia Familjes Kajmakçiu, Gjonja dhe Arapi, si dhe funksionalizimi i Jazit te Kompleksi i Lidhjes
14. Hartimin e Detyrave Projektuese për lagjen Dardania II
15. Përmbylljen e mbi 350 lëndëve të legalizimit
16. Hartimin e 4 verzioneve të riparcializimit të Parkut të Biznesit
17. Menaxhimin e hartimit të projekteve të të gjitha investimeve të komunës ( Shkolla, Ambulanta, Shtëpia Kultures etj.)
Nga historia na tregohet, se ai që hedhet në pus nuk është humbës, por humbësi mbetet hedhësi dhe jo vetëm humbës por edhe i turpëruari.
Në fund të fundit politika është një koncept shumë më i gjerë se fitorja dhe humbja.
Ndersa, privilegjet dhe pozitat që na u besuan sot po i dorëzojmë.
Çështja e vërtetë këtu është nëse duart tona do të mbeten të pastra pasi t’i dorëzojmë ato.
Çdo gjë për një fund të ndershëm …

Kategoritë
LajmeVendi