Kjo është gjendja e pacientëve me COVID-19 në QKUK dhe spitale

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në trajtim në spitalet rajonale dhe klinikat COVID të QKUK’së janë 36 pacientë që po trajtohen, raporton Gazeta Express.

Sipas SHSKUK’së, 8 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv dhe 28 të tjerë post-Covid.

Nga numri i përgjithshëm të pacientëve, 11 pacientë janë me oksgjeno- terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 4 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 25 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient

Spitali i Gjakovës, 2  pacientë

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

Spitali i Pejës, 1 pacient

Spitali i Ferizajt, 1 pacientë

Kategoritë
LajmeVendi