Kjo është gjendja me pacientët me COVID në spitalet e Kosovës

Po vazhdon të bie numri i pacientëve që po kërkojnë spitalizim në klinikat COVID-19 të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme, thuhet në raportin ditor të ShSKUK-së.

Sipas këtij raporti, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 883 pacientë, 734 me oksigjeno-terapi  he 55 në gjendje të rënduar shëndetësore, në trajtim intensiv.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

“Klinika Infektive, 94 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 77 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 58 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 78 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe  Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 27 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 14 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë

Spitali i Prizrenit, 123  pacientë

Spitali i Gjakovës, 71 pacientë

Spitali i Pejës, 148 pacientë

Spitali i Gjilanit, 70 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 15 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 46 pacientë

Spitali i Ferizajt, 58  pacientë”, thuhet në këtë njoftim.

Kategoritë
LajmeVendi