Rrjeti social ‘Tik Tok’ është bërë shumë viral kohëve të fundit, ku shumë njerëz postojnë video të ndryshme, por tani për herë të parë do të transmetohet edhe një ndeshje e futbollit nga top pesë ligat më të mëdha europiane, transmeton Gazeta Metro.
Dueli ndërmjet Real Sociedad dhe Betis që do të luhet më 15 prill në kuadër të javës së 32’të në La Liga do të jetë ndeshja e parë që do të transmetohet drejtpërdrejt në ‘Tik Tok’.
Për këtë ka folur edhe drejtori i digjitalizimit në La Liga, Alfredo Bermejo, i cili kishte thënë se ky është një hap i rëndësishëm për La Ligan për të ndërtuar audienca të reja dhe të sjellë futboll për të gjithë shikuesit.
”Ky është një hap më shumë për La Ligën në përpjekjen për të ndërtuar audienca të reja dhe për të sjellë futboll për të gjithë shikuesit. Kjo marrëveshje me TikTok konfirmon punën që La Liga dhe MEDIAPRO po kryejnë sezonet e fundit,” tha ai.Kujtojmë se sfida mes Sociedad dhe Real Betis do të filloj nga ora 21:00, ndërsa dy ekipet janë duke luftuar këtë edicion për një pozitë që dërgon sezonin e ardhshëm në garat europiane.
