Kjo lopë thyen rekordin, shitet për çmimin marramendës

Mund të tingëllojë e pazakontë, por është e vërtetë. Një lopë në Anglinë qendrore është shitur për 299 mijë euro, duke shënuar një rekord për racën e saj dhe dy herë më shumë se rekordi i mëparshëm në Britani dhe Evropë.

Lopa Limousin nga Shropshire, emri i plotë i së cilës është Wilodge Poshspice, është një pasardhës i bagëtive të vlerësuara lartë me çmime.

Pronarja Christine Williams u shpreh për BBC se shitja ishte “si të fitojnë lotarinë” dhe se çmimi përfundimtar ishte “i pabesueshëm”.

Kategoritë
Të ndryshme