Kjo pritet të jetë nënkryetarja e Gjilanit

Pas arritjes së marrëveshjes mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, katër drejtori dhe posti i nënkryetarit do t’i takojnë PDK-së.

Pozitën e nënkryetares së Gjilanit, do ta marrë ish-kandidatja e PDK-së për kryetare të Gjilanit, Leonora Morina-Bunjaku.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Morina-Bunjaku, e cila gjithashtu tregoi se bisedimet janë duke vazhduar.

“Po, po, ashtu jemi në bisedime”, tha ajo për Demokracia.

Ndërkohë, sipas marrëveshjes së arritur PDK do ta udhëheqë Drejtorinë e Bujqësisë, Financave, të Zhvillimit Ekonomik dhe Shëndetësisë.

Kategoritë
LajmeVendi