Klopp: Këmba e majtë e Ronaldos nuk është e keqe, por ajo e Salah është më e mirë

Ditën e diel do të luhet supersfida e Premier League mes Manchester United dhe Liverpool. Një takim interesant që vendos përball edhe dy sulmuesit më të mirë të skuadrave respektive.

Cili nga Cristiano Ronaldo dhe Mohamed Salah është sulmues më i mirë? Jurgen Klopp ka një përgjigjje diplomatike për këtë pyetje.

“Për çfarë krahasoni Ronaldon dhe Salah? Të dy janë lojtarët më të mirë në mbarë botën. Unë do të thosha se këmba e majtë e Ronaldos nuk është e keqe, por ajo e Salah është më e mirë. Cristiano mund të jetë më i mirë në këmbën e djathtë dhe në ajër. Të dy janë shumë të shpejtë, ndihen të uritur për të shënuar gola. Por nuk e kam menduar kurrë këtë temë, është diçka që nuk më intereson”, është shprehur tekniku gjerman në konferencën për shtyp para ndeshjes me “the reds”.

Kategoritë
LajmeSport