Koalicioni Vakat distancohet plotësisht nga hapat e fundit të Abaz Ademit

Në një komunikatë për media nga zyra për informim nga Lëvizja vetëvendosje thuhet se, koalicioni Vakat distancohet plotësisht nga hapat e fundit të Abaz Ademit, i cili është në listën tonë elektorale dhe mbetet në përputhje me vendimin e marrë në nivel partie për të mbështetur kandidatin e “Lëvizjes Vetëvendosje” Mytaher Haskukën.

Mbështetja e dhënë nga kandidati i listës sonë për kandidatin tjetër për kryetar komune është qendrim personal i Abaz Ademit, ndërsa koalicioni Vakat do të mbështesë fuqishëm kandidatin e VV-së Mytaher Haskukën dhe do të mbetet i fokusuar në përfaqësimin dinjitoz dhe efektiv të njerëzve tanë në të gjitha nivelet e qeverisjes.

Postimi i plotë

SHQARIM PËR PUBLIKUN

Koalicioni Vakat Partia Demokratike e Boshnjakëve – anëtare e Koalicionit Vakat është subjekt politik e cila prej fillimit ka kultivuar vlerat demokratike në aktivitetet e saj politike si dhe në marrëdhëniet e brendshme të partisë sonë. Prandaj, secili anëtar i partisë ka të drejtën e mendimit të vetë, i cili jo gjithmonë duhet të jetë i sinkronizuar me qendrimet e subjektit tonë politik. Për shkak të paqartësisë që mund të prodhojë ky akt i njëanshëm dhe për shkak të publikut dhe partnerëve tanë në nivel lokal, Koalicioni Vakat distancohet plotësisht nga hapat e fundit të Abaz Ademit, i cili është në listën tonë elektorale dhe mbetet në përputhje me vendimin e marrë në nivel partie për të mbështetur kandidatin e “Lëvizjes Vetëvendosje” Mytaher Haskukën. Mbështetja e dhënë nga kandidati i listës sonë për kandidatin tjetër për kryetar komune është qendrim personal i Abaz Ademit, ndërsa koalicioni Vakat do të mbështesë fuqishëm kandidatin e VV-së Mytaher Haskukën dhe do të mbetet i fokusuar në përfaqësimin dinjitoz dhe efektiv të njerëzve tanë në të gjitha nivelet e qeverisjes. KOALICIONI VAKAT 123 Mytaher Haskuka 144 DSB – Koalicioni Vakat 10/10/2021 Rasim Demiri, Kryetar

Kategoritë
LajmeVendi