Kolonët hebrenj shkatërruan rreth 400 pemë ulliri të palestinezëve

Sipas burimeve lokale, më shumë se 9.000 pemë ulliri janë shkatërruar në Bregun Perëndimor që nga gushti i vitit 2020.

Kolonët hebrenj shkatërruan rreth 400 pemë ulliri që u përkisnin palestinezëve në zonën rurale të qytetit të El-Khalil (Hebron) në jug të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Ibrahim al-Jaafire, një nga palestinezët, pemët e të cilit u dëmtuan për AA tha se kolonët hebrenj dëmtuan pemët e ullirit që u përkisnin 5 palestinezëve, në zonën rurale të fshatit Turkumiya në qytetin El-Khalil të Bregut Perëndimor.

Jaafire theksoi se sulmuesit ishin banorë të vendbanimit hebre Adora afër fshatit dhe ata shkulën rreth 350 pemë ulliri të moshës nga 3 deri në 4 vjet, duke shtuar se edhe më parë kolonët izraelit kishin sulmuar pronat e tyre.

Nga ana tjetër, aktivisti palestinez Fuat al-Amur tha se një grup kolonësh hebrenj shkulën rreth 40 pemë ullinj 4 vjeçarë të palestinezëve në zonën rurale të qytetit Yatta të El-Khalilit.

Kolonët hebrenj që banojnë në territoret e pushtuara palestineze shpesh presin ose u vënë zjarrin pemëve të ullirit, burimi kryesor i të ardhurave për fermerët palestinezë në Bregun Perëndimor.

Përveç kësaj, kolonët hebrenj herë pas here sulmojnë fermerët palestinezë, veçanërisht gjatë sezonit të korrjes.

Sipas burimeve lokale, më shumë se 9.000 pemë ulliri janë shkatërruar në Bregun Perëndimor që nga gushti i vitit 2020.

Në Bregun Perëndimor gjenden më shumë se 250 vendbanime të paligjshme hebreje, të cilin Izraeli e pushtoi në vitin 1967. Gati 450 mijë kolonë hebrenj që jetojnë në këto vende e bëjnë jetën edhe më të vështirë për palestinezët që jetojnë nën okupim në Bregun Perëndimor.

Sipas ligjit ndërkombëtar, të gjitha vendbanimet hebraike në territorin e pushtuar konsiderohen si të paligjshme.

Kategoritë
BotaLajme