Komandanti i KFOR-it, uron Gjeneral Jasharin për detyrën e Komandantit të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga Komandanti i FSK-së, gjeneral major Bashkim Jashari, pritën në takim Komandantin e KFOR-it, gjeneral major Ferenc Kajári, shkruan EkonomiaOnline.

Me këtë rast, ministri Mehaj i ritheksoi Gjeneral Kajarit mirënjohjen për kontributin e KFOR-it në sigurinë e vendit dhe më gjerë.

Nga ana e tij, Gjeneral Kajári uroi Gjeneral Jasharin për detyrën e Komandantit të FSK-së duke u shprehur për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të ngushtë me të dhe të gjitha aktivitetet e përbashkëta KFOR- FSK.

Gjeneral Jashari, me këtë rast, falënderoi Gjeneral Kajárin për urimet dhe shprehu gatishmërinë e plotë për intensifikimin e bashkëpunimit dhe aktiviteteve të përbashkëta, jo vetëm në stërvitje, por edhe operacione të përbashkëta në funksion të qytetarëve të vendit, si dhe sigurisë dhe stabilitetit vendor dhe rajonal

Kategoritë
LajmeVendi