Komandanti që udhëhoqi forcat ruse në Kosovë, tash po e bën në Kazakistan

Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në Kazakistan nga presidenti tashmë i dorëhequr, Kassym-Jomart Tokayev, ai kërkoi ndihmë nga liderët e vendeve të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO).

Në ndihmë ish-presidentit të Kazakistanit i erdhi Rusia, e cila dërgoi trupa ushtarake në Kazakistan, trupa këto që po i udhëheq Andrey Serdyukov, që është komandant i Forcave Ajrore Ruse.

Fotoreporteri Pierre Crom, përmes një cicërime në Twitter tha se Serdyukov kishte udhëhequr forcat ruse edhe gjatë luftës në Kosovë dhe gjatë tensioneve në Krime të Ukrainës.

Deri më tani raportohet se nga protestat e dhunshme në Kazakistan 18 njerëz kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë të plagosur.

Këto protesta nisën më 2 janar si pasojë e rritjes së çmimit të gazit të lëngshëm dhe situatës socio-ekonomike.

Kategoritë
LajmeVendi