Komandot e FSK-së trajnohen nga forcat amerikane

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se komandot e Forcës së Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë avancimin profesional në shkathtësitë luftarake nga instruktorët e forcave aleate amerikane.

Mehaj, përmes një postimi në Facebook, se ka vizituar në Aeroportin e Gjakovës komandot e Regjimentit të Parë të Këmbësorisë të FSK-së, të cilët  me instruktorët ushtarakë amerikanë, janë duke realizuar trajnimet specialistike për avancimin e shkathtësive taktike në operacionet speciale.

“Nga afër pashë, nivelin shumë të lartë të përgatitjes së komandove tona për t’u përballur suksesshëm në secilën sfidë”.

“Së bashku me forcat aleate amerikane gjithnjë e më të fortë!”, ka shkruar Mehaj.

Gatë muajit shkurt një kontingjent i FSK-së ishte pjese e stërvitjes ndërkombëtare  “KFOR 30” që u mbajt në Bazën Ushtarake Amerikane në Hohenfels të Gjermanisë. /Telegrafi/

Kategoritë
BotaLajme