Kombëtarja dhe Federata japin 35 mijë euro për Fondin e Sigurisë

Kombëtarja e Kosovës së bashku me FFK-në kanë dhuruar 35 mijë euro, për Fondin e Sigurisë së Kosovës.

Kombëtarja e Kosovës së bashku me Federata e Futbollit e Kosovës kanë ndarë 35 mijë euro për Fondin e Sigurisë, që javë më parë është hapur nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Njoftimin e ka bërë të ditur FFK-ja përmes një postimi në uebfaqen zyrtare.

Në këtë shifër të ndarë për ushtrinë e Kosovës, me 50 % të mjeteve ka kontribuar FFK së bashku me anëtarët dhe 50 % janë grumbulluar nga mjetet vetanake të futbollisteve të Kombëtares, transmeton lajmi.net.

“Ne si FFK konsiderojmë se kjo është vetëm një shifër simbolike, por mjaft domethënëse për forcimin e ushtrisë së vendit tonë dhe njëherësh është në interes të sigurisë dhe të ardhmes së qytetarëve tanë.

Falënderoj lojtarët e ekipit kombëtar për gatishmërinë e tyre për të përkrahur në vazhdimësi iniciativa të tilla dhe ky veprim i tyre le të shërbejë si motiv edhe për shumë të tjerë për ta mbështetur në të gjitha format forcimin e shtetit tonë”, ka thënë presidenti Agim Ademi

Kategoritë
Sport