KOMENTET/ Xhelozi greke për marrëdhëniet me Turqinë? Rama: Ja paradoksi i Greqisë me Shqipërinë

Kryeminstri Rama ju përgjigj me një batutë tipike të tij një gazetareje greke pas pytjes së kësaj të fundit mbi marrëdhëniet me Turqinë.  

“Mos jeni xheloze nga kjo marrëdhënie se është një marrëdhënie e frytshme për të dyja palët? Për ne është shumë e qartë: jetojmë në mes të trekëndëshsit dhe njerëzit, historia na bëjnë partnerë strategjikë”.

“Nuk është xhelozi!”, ju përgjigj gazetarja.

“Po flisja për marrëdhënien tënde, jo xhelozisë zyrtare nga Greqia”, ia ktheu shefi i qeverisë shqiptare.

Ndodhi ky dialog në Forumin e Parë Ekonomik të Maqedonisë së Veriut, ku aty, i pranishëm, komentoi dhe atë akoma s’shkon në marrëdhniet më Greqinë.

“Nuk dua të flas për probleme më shumë dua të fokusohem në zgjidhje. Ne kemi nevojë dhe duhet të jemi në të njëjtin nivel dhe të reflektojmë këtë mënyrë të të kuptuarit të njerëzve të zakonshëm.

Sa i përket përcaktimit të kufijve detarë ne kemi vendosur të shkojmë në Gjykatën ndërkombëtare dhe jam shumë i lumtur që Greqia pranoi këtë kërkesë time.

Ne jemi popull ballkanik dhe udhëhiqemi nga ndjenjat, prandaj kemi nevojë për një vëzhgues ndërkombëtar. 

Sa i përket Ligjit të Luftës, është një paradoks i vërtetë, sepse në bazë të tij ne jemi në luftë me Greqinë dhe kjo në fakt është absurde. Duhet të hidhet poshtë dhe të heqim dorë nga dashuria dhe urrejtja ballkanike”, tha Rama. /tesheshi.com/

Kategoritë
LajmeRajoni