Komisionerja e BE-së, mesazh partive politike në Shqipëri: Të marrin përgjegjësi për integritetin e kandidatëve

Gjatë një konference të përbashkët me kryenegociatorin Zef Mazi, Komisionerja e BE për punët e Brendshme Ylva Johansson deklaroi se partitë politike në Shqipëri duhet të marrin përgjegjësitë e tyre për integritetin e kandidatëve për zgjedhjet e 25 Prillit.

“Ne folëm për shumë gjëra por një nga mesazhet kryesore është të përgëzoj Shqipërinë për atë që është arritur. Problemi me kërkesat e pabazuar për azil në disa shtete të BE. Kjo është situate tashmë kur Shqipëria po i afrohet zgjedhjeve dhe partitë duhet të marrin përgjegjësitë për integritetin e kandidatëve të tyre”, u shpreh Johansson.

Ndërsa Zef Mazi në fjalën e mbajtur tha se Shqipëria është në prag të çeljes se negociatave.

“Shqipëria është në prag të anëtarësimit në BE. Çështjet që diskutuan kryeministri me komisioneren kanë ndikim në përparim tonë. Kryeministri dhe komisonerja ranë dakord se bashkëpunimi i ngushtë mes Shqipërisë dhe BE, bazohet jo vetëm tek vlerat e përbashkëta që ndajnë, por te interesi ynë i ndërsjelltë, për më shumë siguri për qytetarët tanë. Kryeministri evidentoi listën e gjatë të arritjeve të shënuara nga autoritetet tona. U prekën aspekte të rëndësishme, bashkëpunim policor, me agjencitë ligjzbatuese të BE, çështjet e kontrollit ndërkufitar dhe çështjet e emigracionit”, tha Mazi.

Kategoritë
LajmeRajoni