Komisionieri i lartë për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi i shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti ka parë nga afër procesin e vaksinimit të stafit shëndetësorë me vaksinën anti-Covid
Të dy, bashkë edhe me shefin e BE-së në Kosovë, Tomash Szunyog dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia në sallën “1 Tetori” në kryeqytet janë njoftuar për procesin e rivaksinimit të stafit shëndetësorë me vaksinën Pfizer të siguruar nga Bashkimi Evropian (BE).
Varhelyi me këtë rast tha se Kosova do të marrë 100 mijë vaksina nga Pfizeri, duke siguruar se në qershor do të vijë edhe kontingjenti tjetër e që do të mundësohet vaksinimi i të gjithë stafit shëndetësorë.
“Ka qenë një detyrë e vështirë për sigurimin e vaksinave, por ja ku i kemi. Kosova do të marrë 100 mijë vaksina nga Pfizeri”.
“Me këto doza dhe tjerat që di të vijnë në qershor ju do të keni mundësi t’i vaksinoni të gjithë personelin shëndetësor”.
“Do të vazhdojmë që të punojmë me kryeministrin për të siguruat vaksina dhe të vaksinojmë të gjithë”.
“Shpresojmë që kjo është përpjekja jonë e fundit e luftimit të pandemisë. Kjo tregon dhe nënkupton që ne brengosmi për Ballkanin Perëndimor dhe për Kosovën”.
Të martën, zyrtari evropian qëndroi edhe në Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut, ndërsa sot qëndroi edhe në Shqipëri.
Varhelyi ka udhëtuar për në Ballkanin Perëndimor ku edhe po takohet me liderët e vendeve për të diskutuar lidhur me vaksinat e para Covid-19 të ndara dhe të financuara nga Bashkimi Evropian.