Komiteti i Helsinkit: Spastrim etnik mbi shqiptarët në Serbi, të ndalet të ndalet pasivizimi i adresave

Komitetit i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Beograd ka publikuar një raport për shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke theksuar se ata kanë mbetur peng i marrëveshjes Kosovë – Serbi, shkruan Gazeta Metro.

Ky raport me titull “Minoriteti shqiptar në pritje, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja si pengje të marrëdhënieve Kosove – Serbi”, vë në pah problemet që përballen shqiptarët e këtyre anëve.

“Në mënyrë që të zvogëlohet numri i shqiptarëve që jetojnë në jug sa më shumë të jetë e mundur, shteti po kryen procesin e ashtuquajtur “Pasivizimi i vendbanimit të shqiptarëve” që punojnë jashtë vendit, qoftë në Evropën Perëndimore ose në Kosovë. Kjo masë është, në thelb, një formë e spastrimit etnik përmes mjeteve administrative”, thuhet ndër të tjerash në Raportin e publikuar nga Komiteti i Helsinkit.

Komiteti i Helsinkit kërkon të ndalet menjëherë ky proces dhe të rivendosen të drejtat civile të shqiptarëve.  Shqiptarët që punojnë përkohësisht jashtë nuk kanë mundësi të investojnë në këto tre komuna.

Një pjesë nga Raporti:

Pasivizimi” (pasivizimi masiv dhe selektiv i vendbanimit) i bën individët të humbin statusin e tyre si shtetas i Serbisë dhe, në përputhje me rrethanat, të gjitha të drejtat civile – të drejtat për të votuar, të drejtat për pronë, sigurim shëndetësor, pension, punësim, etj. Duke qenë se qytetarët nuk janë informuar për “pasivizimin”, ata zakonisht humbin të drejtën e tyre për ankesë, afati për të cilin është tetë ditë.

Ajo që është tregues, është se kjo masë zbatohet ekskluzivisht për shqiptarët, dhe jo për serbët që punojnë përkohësisht jashtë vendit, ndërsa thekson se Serbia duhet të mbajë parasysh tu japë shqiptarëve në Serbi të njëjtin status që kërkon për serbët në Kosovë.

Kategoritë
LajmeRajoni