Kompania gjermane investon 100 milionë euro në Serbi

Kompania gjermane MTU Aero Engines, që prodhon motorë dhe pjesë të avionëve planifikon t’i investojë 100 milionë euro në Serbi.

Të hënën drejtuesit e kësaj kompanie kanë vënë gurëthemelin e fabrikës.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kjo kompani e cila është edhe lidere në industrinë aero, planifikon që në fazën e parë t’i punësojë 500 punëtorë.

Ku numër mund të shkojë deri në 2 mijë punëtorë.

Fabrika do të ndërtohet në Nova Pazova, vetëm 25 kilometra larg aeroportit “Nikola Tesla”, raporton Tanjug.

Kategoritë
LajmeRajoni