Kompania më e madhe ruse e energjisë elektrike ndërpret eksportet në Finlandë

Operatori finlandez theksoi se rrjeti elektrik nuk është në rrezik, duke thënë: “Në kohët e fundit, energjia elektrike e importuar nga Rusia ka mbuluar afërsisht 10 për qind të konsumit total të Finlandës”

Kompania finlandeze e shpërndarjes së energjisë elektrike Fingrid, njoftoi se Inter RAO, kompania më e madhe ruse e energjisë elektrike, nuk do të furnizojë më Finlandën me energji elektrike për shkak të problemeve në pranimin e pagesave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës së Fingrid, kompania është njoftuar nga filiali finlandez i Inter RAO, RAO Nordic Oy, se eksporti do të pezullohet që nga e shtuna.

Operatori finlandez theksoi se rrjeti elektrik nuk është në rrezik, duke thënë: “Në kohët e fundit, energjia elektrike e importuar nga Rusia ka mbuluar afërsisht 10 për qind të konsumit total të Finlandës”.

“Mungesa e importit të energjisë elektrike nga Rusia do të kompensohet duke importuar më shumë energji elektrike nga Suedia dhe duke prodhuar më shumë energji elektrike në Finlandë”, tha Reima Paivinen, nënkryetare e kompanisë Fingrid.

Kategoritë
BotaLajme