Kompania ruse Kalashnikov fillon me prodhimin e pushkëve automatike në Indi

Sipas marrëveshjes, kompania Kallashnikov do të prodhojë 600 mijë pushkë automatike në qytetin indian të Korvës dhe do t’ia dorëzojë Ministrisë së Mbrojtjes së Indisë.

Kompania ruse Kalashnikov fillon prodhimin e pushkëve të saj automatike AK-203 në Indi.

Sipas marrëveshjes, kompania Kalashnikov do të prodhojë 600 mijë pushkë automatike në qytetin indian të Korvës dhe do t’ia dorëzojë Ministrisë indiane të Mbrojtjes.

“Kjo është një faqe e re në bashkëpunimin ushtarako-teknik midis Rusisë dhe Indisë. Prodhimi duhet të fillojë në muajt e ardhshëm”, thuhet në një deklaratë të kompanisë ruse.

Në të njëjtën kohë, Rusia dhe India po forcojnë bashkëpunimin dypalësh në fushën e mbrojtjes, siç tha presidenti rus Vladimir Putin gjatë vizitës zyrtare në Indi.

Rusia filloi dërgimin e sistemit të mbrojtjes raketore S-400 në Indi muajin e kaluar.

Pavarësisht kërcënimeve për sanksione amerikane, India tre vjet më parë nënshkroi marrëveshjen për blerjen e sistemit rus për 5,4 miliardë dollarë.​​​​​

Kategoritë
BotaLajme