Kompania suedeze Ericsson i ka paguar para nën dorë DAESH-it për të qenë aktiv në rajon

Zbulohet se kompania suedeze e teknologjisë Ericsson i ka dhënë ryshfet (para nën dorë) prej 20 milionë koronash organizatës terroriste DAESH në Mosul të Irakut në vitin 2014.

Televizioni shtetëror suedez “SVT” publikoi dokumente mbi korrespondencën e brendshme të Ericsson.

Sipas dokumenteve, në vitin 2014 i ashtuquajturi komandanti i DAESH-it i telefonoi një menaxheri të Ericssonit dhe i kërkoi para që ata të “punonin në zonë”.

Më pas, kompania Ericsson i dërgoi DAESH-it 20 milionë korona.

Në deklaratën e bërë nga kompania Ericsson, thuhet se kanë nisur hetimet për akuzat në fjalë.

Në deklaratë, u argumentua se si rezultat i hetimeve, disa punonjës u pushuan nga puna dhe nuk mund të thuhet se ndonjë punonjës i Ericsson ishte i përfshirë drejtpërdrejt në financimin e organizatave terroriste.

Kategoritë
BotaLajme