Kompjuteri i parë i “Apple” shitet për 400 mijë dollarë

Kompjuteri i rrallë Apple-1 me një shtëpizë prej druri është një nga vetëm 200 që janë prodhuar dhe shitur, shkruan BBC

Kompjuteri origjinal Apple, të cilin themeluesit e kompanisë Steve Jobs dhe Steve Wozniak e bënë në vitin 1976, të martën është shitur në ankand për 400 mijë dollarë amerikanë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kompjuteri i rrallë Apple-1 me një shtëpizë prej druri është një nga vetëm 200 që janë prodhuar dhe shitur, shkruan BBC.

Deri më tani, kompjuteri ka pasur vetëm dy pronarë, një profesor kolegji dhe studentin e tij, të cilëve ua shiti kompjuterin për 650 dollarë. Së bashku me kompjuterin, pronari i ri mori udhëzimet origjinale të përdorimit dhe kasetat.

“Ky është një lloj graali i shenjtë për koleksionistët e pajisjeve elektronike të vjetra dhe teknologjisë kompjuterike”, tha eksperti i Apple-1, Corey Cohen për “Los Angeles Times” përpara një ankandi të mbajtur të martën në qytetin Monrovia të Kalifornisë, afër Los Angelesit.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme