Komuna me më së shumti raste aktive me Coronavirus në Kosovë

Komuna e Gjilanit aktualisht është duke prirë me më së shumti raste aktive me Coronavirus në Kosovë.

Në njoftimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisëështë bërë e ditur se numri i rasteve aktive në Gjilan është 51.

E dyta pas Gjilanit është Prishtina me 22, e pasuar nga Ferizaj me 20 raste pozitive. Prizreni ka 13 raste aktive, derisa Peja ka 12.

Në total në Kosovë me Coronavirus janë edhe 134 raste.

Sipas MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar shtatë raste të reja pozitive me COVID-19 dhe asnjë rast i vdekjes.

Kategoritë
LajmeVendi