“Komuniteti ndërkombëtar t’i bëjë presion Rusisë lidhur me arrestimin e 5 tatarëve turq të Krimesë”

Parlamenti ukrainas u bën thirrje qeverive ndërkombëtare dhe parlamenteve që të dënojnë presionin e ri që po kryen Rusia

Në Parlamentin e Ukrainës u miratua projektligji i cili i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ushtrojë presion mbi Rusinë për shkak të 5 tatarëve turq që janë arrestuar në Krimenë e aneksuar në mënyrë të paligjshme nga Rusia, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve “Ukrinform” të Ukrainës, thuhet se projektligji në fjalë u miratua nga 293 deputetë nga gjthsej 450 sa numëron Parlamenti.

Sipas projektligjit, parlamenti ukrainas u bën thirrje qeverive ndërkombëtare dhe parlamenteve që të dënojnë presionin e ri që po kryen Rusia.

Po ashtu në projektligj i bëhet thirrje botës të marrë masa kufizuese kundër njësive të përfshira në arrestime si dhe komuniteti ndërkombëtar të ftohet që të marrë pjesë në deklaratën e nënshkruar në Platformën e Krimesë.

Më 4 shtator forcat ruse të sigurisë në Krime arrestuan 5 tatarë turq të Krimesë, përfshirë edhe Nariman Dzhelyal, zv.kreun e Asamblesë së Përgjithshme të Tatarëve të Krimesë.

Kategoritë
BotaLajme