Konfirmohen 13 të plagosur nga sulmi në New York, policia në kërkim të një burri me jelek portokalli

Gjatë ditës së martë, në një stacion metroje në New York, ka ndodhur një sulm i rëndë me armë zjarri.

Departamenti i Zjarrfikësve raportoi se nga të shtënat, 13 persona kanë mbetur të plagosur, shkruan New York Times, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

Një zyrtar ligjor tha se pesë sulmues u qëlluan nga policia dhe se autoritetet po kërkojnë edhe një burrë tjetër me maskë gazi dhe që mban veshur një jelek portokalli. Ky i fundit dyshohet të jetë iniciatori i sulmit.

Zyrtarët e policisë dhe zjarrfikësve thanë se hetuesit po përpiqeshin të përcaktonin burimin e sulmit në stacionin e metrosë dhe nëse ndonjë pajisje shpërthyese eksplodoi gjatë të shtënave.

Mirëpo, një zëdhënës i Departamentit të Policisë tha se asnjë mjet aktiv shpërthyes nuk ishte gjetur në vendngjarje. /Reporteri.net/.

Kategoritë
BotaLajme