Kongresistët amerikanë letër Osmanit e Kurtit: Gatishmëria për të pritur afganët forcoi sigurinë kombëtare të SHBA-së

Katër kongresistë amerikanë i kanë dërguar një letër falënderimi presidents Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti për strehimin e afganëve në Kosovë.

Letrën e ka publikuar vetë Osmani në Twitter, e cila shtoi se Kosova dhe ShBA-ja janë të lidhura përmes vlerave dhe qëllimeve të përbashkëta.

“Duam që t’ju shprehim mirënjohjen dhe përkrahjen për asistencën e Republikës së Kosovës në strehimin e përkohshëm të partnerëve afganë, gazetarëve, aktivistëve për të drejtat e njeriut, minoriteteve të persekutuara dhe grupeve të tjera të rrezikuara teksa ata presin procesimin e vizave për në shtetet tjera”, thuhet në letrën nga kongresi amerikan”, thuhet në letrën e kongresistëve amerikanë, Jeanne Shaheen, Maggie Hassan, Chris Pasppas dhe AnnMcLaneKuster.

Kategoritë
LajmeVendi