Kongresistja amerikane: Arsyeja e sulmeve izraelite është mbështetja e SHBA-së

“Shtetet e Bashkuara i vunë veto thirrjes së OKB-së për armëpushim. Si munden të pretendojnë me besim se mbrojnë të drejtat e njeriut?”, shkroi Ocasio-Cortez.

Anëtarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Alexandria Ocasio-Cortez, tha se bombardimi dhe shkatërrimi i ndërtesës në Gaza në të cilën gjendeshin zyrat e Associated Press (AP) dhe Al Jazeera-s, ishte “me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara”.

Ocasio-Cortez ndau një video nga llogaria e saj në Twitter, e filmuar gjatë bombardimeve në ndërtesën ku ndodheshin zyrat e AP-së dhe Al Jazeera-s.

“Kjo po ndodh me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Nuk më intereson sa ndryshon fjalët ndonjë zëdhënës në lidhje me këtë. Shtetet e Bashkuara i vunë veto thirrjes së OKB-së për armëpushim. Si munden të pretendojnë me besim se mbrojnë të drejtat e njeriut?”, shkroi Ocasio-Cortez.

Në një postim tjetër, ajo e quajti Izrealin “regjim aparteid”.

“Shtetet aparteide nuk janë demokraci”, theksoi Ocasio-Cortez.

“Çarje” në mesin e demokratëve në lidhje me Palestinën

Në SHBA, administrata e demokratit Joe Biden ka hezituar të dënojë Izraelin, duke i përshkruar veprimet e këtij vendi kundër Palestinës si “e drejtë e vetëmbrojtjes”.

Disa figura demokratike në kongres po kritikojnë ashpër këtë politikë të administratës së Biden.

Kategoritë
BotaLajme