Konjufca: Kosova përherë mirënjohëse për kontributin e Italisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, tha se Kosova do të jetë përherë mirënjohëse ndaj kontributit të Italisë për vendin tonë

Këtë deklaratë Konjufca e tha para adresimit të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Luigi di Maio, para deputetëve të Kuvendit.

“Shprehim nderime për prezencën tuaj sit, sepse vendi jonë shpreh mirënjohje për të gjithë atë që ka bërë Italia për vendin tonë. Italia u bë vendi i parë ku u ngrit forca ajrore për shpëtimin e vendit tonë. Viti 2020 ishte një vit i vështirë ku mbi 3800 qytetarë të Kosovës e humbëm jetën me pandeminë por edhe në Itali. Duke shprehur ngushëllime për humbjen e më të dashurve të tyre dhe me këtë rast duke falënderuar shtetin italian për ndihmat e vazhdueshme për shtetin tonë sepse vetëm të bashkuar mund të bëjmë mirë dhe suksese në vend”, tha Konjufca.

 

Kategoritë
LajmeVendi