Konyaspori u falet shqiptarëve, Bytyqi asiston, Çekiçi shënon (Video)

Skuadra turke e Konyasporit ka arritur të fitojë me shifrat 4-1 në takimin e luajtur ditën e sotme në Superligën turke, teksa mposhti Gaziantep.

Skuadra ku luajnë edhe lojtarët shqiptarë, arriti të gjente golin që në minutën e 32-të, ku Endri Çekiçi i asistuar nga Zymer Bytyqi arrin të kalojë skuadrën e tij në avantazh. Një gol ky i nisur e i përfunduar i gjithi shqiptar.

Ky është goli i pestë për Endri Çekiçin në Superligën e Turqisë. Në këtë takim u aktivizua edhe sulmuesi i kombëtares shqiptare Sokol Cikalleshi. Ky i fundit u hodh në fushën e lojës në minutën e 65-të duke zëvendësuar Zymer Bytyqin.

https://www.supersport.al/wp-content/uploads/2022/04/cekici.mp4?_=1

Kategoritë
Sport