Koreja e Veriut ndalon xhinset e ngushta, flokët e gjata dhe vathët

Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un u ka ndaluar qytetarëve të veshin xhinse të ngushta, të shpojnë trupin për vathë dhe t’i mbajnë flokët e gjata, pasi sipas tij këto janë simbole  të “stilit kapitalist”, informon prestigjozja ‘Guardian’.

Agjencia e Lajmeve së Koresë së Jugut raporton se gazeta zyrtare e Koresë së Veriu ka paralajmëruar se, duhet të merren masa më drastike në mënyrë që të mos zhvillohet ‘kultura kapitaliste’ në vend.

Gjithashtu gazeta zyrtare e Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Veriut “Rodong Sinmum” botoi një artikull që shpreh shqetësimin se  tendenca e të rinjve po shkon gjithnjë e më shumë drejt Perëndimit.

Regjimi ka botuar një udhëzues ku tregon se si duhet të jenë modelet e rrobave për gratë dhe burrat, duke theskuar se nuk lejohet që burrat të mbajnë flokë të gjata, t’i stilojnë dhe as t’i lyejnë me bojë.

Anëtarët e organizatës shtetërore të rinisë shpesh veprojnë si “policë të modës” dhe puna e tyre është të ndalojnë këdo që vesh rroba që duken shumë “të huaja”.

Xhinset e ngushta, piercing në hundë dhe buzë, si dhe bluza firmato janë gjithashtu të ndaluara, sipas një artikulli në “Metro”.

Kategoritë
BotaLajme