Koronavirusi, IHH ndihmon familjet kosovare

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili morri pjesë në shpërndarjen e ndihmave, falënderoi IHH-në për ndihmat e ofruara në këtë periudhë të vështirë që e kalon bota dhe Kosova për shkak të koronavirusit.

Fondacioni për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) shpërndau 150 pako ushqimore në Prizren për familjet që nuk mund të punojnë dhe në nevojë për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili morri pjesë në shpërndarjen e ndihmave, në deklaratën për AA falënderoi IHH-në për ndihmat e ofruara në këtë periudhë të vështirë që e kalon bota dhe Kosova për shkak të koronavirusit.

Ai tha se ndihma vjen në një kohë kur ka probleme lidhur me furnizimin me ushqim për shkak të koronavirusit.

“Falënderoj shumë për këtë ndihmë dhe shpresojmë që do ta vazhdojmë këtë bashkëpunim. Nuk është hera e parë që kemi një ndihmë të tillë”, u shpreh ai.

Shpërndarja e pakove do të zgjasë për dy ditë, ndërsa do të shpërndahen gjithësej 400 pako ushqimore për familjet që nuk mund të punojnë, familjet e veteranëve dhe martirëve nëpër komunat e kryeqytetit Prishtinë, Prizren, Mamushë, Obiliq dhe Fushë Kosovë.

Kategoritë
LajmeVendi