“Koronavirusi mund të jetë krijuar nga njeriu”, Facebook s’e konsideron më ‘fakenews’

Facebook do të lejojë përdoruesit të pretendojnë në këtë platformë se COVID-19 mund të ketë origjinën në një laborator në Wuhan, Kinë. Ky veprim i Facebook vjen si një ndryshim i politikës së tij të mëparshme që ndalonte komentet që sugjeronin se koronavirusi ishte bërë nga njeriu.

Kjo lëvizje vjen pasi epidemiologu i lartë i Presidentit Biden dhe COVID, Dr. Anthony Fauci u rikthye sërish temës këtë jave, se ku mund të ketë origjinën virusi, duke thënë ‘kurrë nuk i dihet’ – pasi Biden urdhëroi agjensitë e inteligjencës që të fillonin një hetim nëse kjo pistë të çonte në laboratorin e Wuhan.

Vitin e kaluar, Fauci këmbënguli se nuk kishte ‘asnjë provë’ për të treguar se koronavirusi ishte prodhuar kur Trump e ngriti këtë pistë si një mundësi.

Në një postim në blog, Facebook tha se po ndryshon politikën e “ban” (ndalimit):

Në dritën e hetimeve të vazhdueshme për origjinën e COVID-19 dhe pas konsultimit me ekspertët e shëndetit publik, ne nuk do të heqim më pretendimin se COVID-19 është krijuar nga njeriu  ose prodhuar nga aplikacionet tona”.

Në prill të vitit të kaluar, Facebook tha se po vendoste kufij për dezinformimin e dëmshëm në lidhje me COVID-19 ’. Dhe në shkurt të këtij viti, në një postim në blog, Facebook tha se nuk do të lejonte teori konspirative në lidhje me vaksinat COVID-19.

Vitin e kaluar, pretendimet nga administrata Trump se koronavirusi mund të ketë origjinën nga një laborator në Wuhan u pritën me skepticizëm nga mediat kryesore, të cilat duket se miratuan pikëpamjen se patogjeni transmetohej nga lakuriqët e natës tek njerëzit.

Kategoritë
LajmeTë ndryshme