Korrespodenti i “Bloomberg” për energji: Kriza e vërtetë e rrymës është në Ballkan

Korrespodenti kryesor i Bloomberg për Energji, Javier Blas ka thënë se kriza kryesore për energji është në Ballkan.

Ai në një postim në Twitter ka thënë se përderisa Evropa Perëndimore shqetësohet, kriza e vërtetë është në lindja, konkretisht Ballkani, shkruan lajmi.net.

Madje në lidhje me këtë, ai përmend edhe mbylljen e Ferronikelit.

“Puna e Energjisë Evropiane: Ndërsa Evropa Perëndimore shqetësohet, kriza e vërtetë është lindja, veçanërisht në Ballkan. Në Kosovë, për shembull, eksportuesi më i madh i vendit (Ferronikeli) ka mbyllur të gjitha. Në Shqipëri, qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme”, ka shkruar Blas.

Ai po ashtu ka përmendur edhe ndalimin e eksporteve të energjisë elektrike nga Serbia për të mbajtur çmimet e brendshme më stabile

“Dhe qeveria shqiptare pritet të njoftojë një sërë masash emergjente energjetike të Shtunën. Në fillim të kësaj jave, në Serbi, qeveria paralajmëroi se mund të ndalojë eksportet e energjisë elektrike këtë dimër për të mbajtur çmimet e brendshme të energjisë më të ulëta”, tha ai.

Ndryshe, nga qeveria e Kosovës kanë thënë mbrëmë se kriza energjetike mund ta prek edhe Kosovën dhe se qytetarët duhet të jenë të përgatitur për këtë.

Kategoritë
LajmeRajoni