Kosnett publikon fotografi me Bidenin pasi zyrtarizohet si President i SHBA-së

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka publikar një fotografi me presidentin e zgjedhur Joe Biden në profilin e tij privat në Facebook.

Kosnett në fotografi shihet duke i shtrënguar duart me presidentin e zgjedhur Joe Biden.

Kosnett ishte nominuar ambasador në Kosovë nga presidenti Donald Trump, në korrik të vitit 2018.

Ndërkaq dje në Uashington DC, qindra protestues të dhunshëm u futën në ambientet e Kongresit amerikan duke shmangur kordonin e policisë.

Protestuesit penguan procesin e certifikimit të votave të Kolegjit Zgjedhor nga ana e ligjëvnësve amerikanë dhe si rrjedhojë punimet e kongresit u ndërprenë.

Kategoritë
LajmeVendi