Kosova dhe Turqia bashkëpunojnë në trajnimin e FSK-së

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Turqi ku ka takuar homologun e tij Hulusi Akar.

Mehaj, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se me Akar janë pajtuar që të dy ministritë të zgjerojnë bashkëpunimin në fushën e trajnimit për FSK-në.

“Gjatë vizitës zyrtare në Turqi jam takuar me ministrin e Mbrojtjes së Turqisë Hulusi Akar. Me ministrin Akar ne jemi pajtuar që dy ministritë të zgjerojnë bashkëpunimin e tyre në fushën e trajnimit dhe ushtrimeve për FSK-në. Kosova dhe Turqia kanë bahskëpunim të shkëlqyeshëm”, ka shkruar ai.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi