Kosova, e dyta në “Tokyo 2020” në sportin e xhudos

Sot kanë përfunduar garat në të gjitha kategoritë në sportin e xhudos në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Japonia prin bindshëm në renditjen përfundimtare me 10 medalje gjithsej, tetë të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë.

E menjëherë pas Japonisë, në vendin e dytë renditet Kosova me dy medalje gjithsej, të dyjat të arta.

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova janë meritoret që Kosova shkroi një sukses kaq të madh dhe një renditje kaq të lartë në mesin e të gjitha vendeve.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreSportVendi