Kosova fiton ndaj Gambisë falë golit fantastik të Hoxhës

Kosova ka shënuar fitore në ndeshjen miqësore ndaj Gambisë në Antalya të Turqisë me rezultat minimal 1:0.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 80-të. Arbër Hoxha depërtoi bukur nga e majta dhe iu afrua portës. Ai më pas goditi fuqishëm duke e “bombarduar” portën e Gambisë.

Menjëherë në aksionin tjetër, gjyqtari i ndeshjes akordoi penallti për Gambinë. Megjithatë, goditja e Barrow përfundoi mbi port.

Në minutat e fundit, Halimi bëri një pritje duke ia shpëtuar fitoren “Dardanëve”.

Gjatë tërë ndeshjes, Kosova tregoi më shumë dhe ishte më e mirë, duke e mbyllur në fund me fitore.

Kështu, “Dardanët” e mbyllin me fitore kampanjën e tyre të miqësoreve të qershorit. Nga katër ndeshjet, Kosova i fitoi tri dhe e humbi një, atë ndaj Guineas.

Ndërsa ekipi i udhëhequr nga Challandes fitoi sfidat ndaj San Marinos, Maltës dhe Gambisë.

Kategoritë
LajmeVendi