Kosova ngjitet për gjashtë pozita në renditjen e re të FIFA-s, ngritet edhe Shqipëria

FIFA ka publikuar renditjen e re të Kombëtareve.

Shtëpia e futbollit, FIFA ka publikuar renditjen e kombëtareve për muajin shtator, shkruan lajmi.net.

Kosova në muajin e kaluar ishte në pozitën e 115, ndërsa tani në renditjen e re është në vendin e 109 duke u ngritur për gjashtë pozita.

Kjo ka ndodhur falë paraqitjeve të mira në ndeshjet e shtatorit, ku ‘Dardanët’ arritën fitoren ndaj Gjeorgjisë, barazuan me Greqinë ndërsa humbën me Spanjën.

Edhe Kombëtarja e Shqipërisë është ngjitur në renditje për tre pozita nga vendi i 69 tani ndodhet në të 66-tën.

Shqipëria shkëlqeu në ndeshjet e këtij muaji ku mposhti Hungarinë dhe San Marinon.

Belgjika ka mbetur në pozitën e parë, Brazili ndodhet e dyta, kurse Anglia është ngjitur në pozitën e tretë.

Kjo është renditja e top 10 kombëtareve më të mira në botë.

Kategoritë
Sport